Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së Ali Demit në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se një person ka qëlluar me armë në ajër.
Policia e ka lokalizuar dhe arrestuar menjëherë, duke sekuestruar edhe armën.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.







