Ballina Politika U quajt nga protestuesit si ‘tradhëtar i kombit’, reagon Rama: Nuk kam...

U quajt nga protestuesit si ‘tradhëtar i kombit’, reagon Rama: Nuk kam premtuar se s’do të bëj gabime, por nuk do t’ju tradhtoj!

69
0

Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët, që u ngritën në protestë për ndërtimin e resortit në Zvernec, janë manipuluar dhe janë bërë pjesë e një kurthi që, sipas tij, nuk i ngrihet vetëm qeverisë apo Partisë Socialiste, por edhe të ardhmes së Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Rama tha se ka vendosur t’u tregojë qytetarëve “anën tjetër të medaljes”, edhe me rrezikun që ata të mos e besojnë.

“Tani zgjodha t’iu tregoj anën tjetër të medaljes edhe me rrezikun qe të mos besoni dhe po aq hapur sa ç’ju thashë deri tani. Kur kam hyrë në atë zyrë kam thënë që zyra është e imja, pushteti është i juaj. Nuk kam premtuar se nuk do të bëj gabime, por kam premtuar se nuk dot t‘ju tradhtoj kurrë. Nuk është vendi këtu për tua shpjeguar të gjitha arsyet e këtij premtimi, por se si iu kanë manipuluar, tërhequr e duke shfrytëzuar atdhetarinë e dëshirën për të pasur një mjedis të bukur, të pastër e të mbrojtur dhe se si iu kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua personalisht prej ditës së parë por që këtu në këtë rast është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë. Unë kështu e shoh. Kam menduar këto ditë edhe për një film, që na identifikoi ne para botës kur na dinte njerëz me bisht.”