Ballina Bota Shpërthim në një fabrikë raketash në Korenë e Jugut, 5 persona humbin...

Shpërthim në një fabrikë raketash në Korenë e Jugut, 5 persona humbin jetën

60
0

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi dhe zjarri në një linjë prodhimi të shtytësve raketorë në Korenë e Jugut.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në një fabrikë të kompanisë Hanwha Aerospace në qytetin Daejeon, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sipas zyrtarëve të zjarrfikësve, dy të mbijetuar-njëri prej tyre me djegie të rënda-kanë arritur të dalin vetë nga objekti, shkruan Reuters.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se identifikimi i viktimave ende nuk është bërë për shkak të gjendjes së rëndë të trupave.

Hetimet për shkaqet e shpërthimit janë duke vazhduar.