Ballina Sport Tchouameni jep versionin e tij për sherrin me Valverden

Tchouameni jep versionin e tij për sherrin me Valverden

60
0

Në një konferencë të fundit për shtyp gjatë grumbullimit me ekipin kombëtar francez në përgatitjet për Kupën e Botës, Aurélien Tchouaméni, u ndal edhe te sherri i bujshëm me shokun e skuadrës te Real Madrid, Federico Valverde.

“Padyshim, ndodhën gjëra, mund t’i shihje dhe t’i dëgjoje në media. U ekzagjerua jashtë mase sepse u publikua në media, dhe kur luan për Real Madridin, kjo krijon një reagim të madh.

U thanë shumë gjëra të pakuptimta në shtyp.

Lexova se pati një sherr dhe se e kisha goditur me grusht…

Gjë që nuk ishte e vërtetë. Nuk do të hyj në më shumë detaje.

Gjëja më e rëndësishme është që klubi ishte në dijeni të asaj që ndodhi.

Ka shumë gjëra që ndodhin në dhomën e zhveshjes që nuk arrijnë në shtyp. Jeta vazhdon. Unë dhe Fede kemi një qëllim të përbashkët: të fitojmë tituj me Real Madridin. Në një nivel personal, nuk ka probleme me Valverden tani për tani”, tha Tchouaméni.