Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS për rastin e Zvërnecit, pas protestës së fundjavës ku disa banorë u dhunuar nga persona të maskuar dhe Policia bënte sehir.
Ndërsa nër të tjera gjatë fjalës ai ka folur edhe për aktivistin dhe analistin Fatos Lubonja, i cili është bashkuar me protesën, dhe ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve nga rojet private si dhe ka kërkuar llogaridhënie nga shteti.
Rama është shprehur se i vjen keq që të tjerët e ndjekin, ashtu si edhe i vjen keq për vuajtjet e tij në të kaluarën. Por pavarësisht faktit që dikur kanë qenë miq, ai ka lënë të kutphet që nuk është pro mënyrës se si ai është duke vepruar.
“Unë me forcë kundër jush nuk jam i interesuar, kurse kundër atyre që na kanë qëndruar përballë (opozita) po. Por kundër jush jo. Që tju shof unë juve që të shkoni mbas berihait të Fatos Lubonjës, që jeton me makthin e mafias qëkur u nda nga unë, unë nuk e pranoj, respekt për atë si person, respekt për vuajtjet e tij të mëparshme, por mafien që ai më tregon mua, ma tregon sepse është njësoj si ata që i tregonin atij armikun e popullit. Njësoj. E njëjta gjë. Doni?! Aty e keni dhe atë”, u shpreh Rama.
Teksa në përfundim të fjalës së tij shtoi: “Nuk kemi ne asnjë luftë dhe asnjë dilemë me ata që protestojnë, s’kam parasysh Fatos lubonjën, e kam pasur mik dhe më vjen keq për të por më vjen edhe për ju që shkoni pas tij sepse është e pavërtëtë sic u thashë, por unë u mirëkuptoj do të kisha bërë të njëjtën gjë nëse nuk do të dija këto që u thashë tani.”
Rama dhe Lubonja janë vendosur shpesh në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre, e cila ka kaluar nga bashkëpunëtorë dhe miq të mirë në vitet ’90 në kundërshtarë, pasi sot Lubonja është një nga kritikët më të ashpër të kryeministrit.







