Ballina Kosovë Kurti: Mbledhjen e qeverive e anuloi Tirana, me Ramën nuk pajtohemi për...

Kurti: Mbledhjen e qeverive e anuloi Tirana, me Ramën nuk pajtohemi për Serbinë

57
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëdhëniet me homologun e Shqipërisë, Edi Rama, janë të mira, por ka pranuar se mes tyre ka dallime të rëndësishme, veçanërisht sa i përket qasjes ndaj Beogradit zyrtar. Duke folur për mediat në Kosovë, Kurti tha se nuk ndien përgjegjësi për raportet mes Prishtinës dhe Tiranës, pasi, sipas tij, gjithmonë ka vepruar me qëllime të mira.

Ai kujtoi gjithashtu se mbledhja e përbashkët e qeverive e planifikuar në verën e vitit 2023 nuk u anulua nga Kosova, por nga Tirana zyrtare, duke theksuar se bashkëpunimi duhet të vazhdojë përmes takimeve të rregullta mes ministrave. “Marrëdhëniet me Ramën i kemi të mira, por kjo nuk do të thotë se pajtohemi për të gjitha çështjet. Në veçanti dallojmë në qëndrimin karshi Beogradit zyrtar, sepse ne kemi një ndjeshmëri tjetër”, deklaroi Kurti.