Ballina Kronika Incidenti i dhunshëm në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë në burg rojen...

Incidenti i dhunshëm në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë në burg rojen e sigurisë private, Geraldo Bibën

71
0

Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Geraldo Biba, efektiv i policisë private, i ndaluar nga policia pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec më 30 maj.

Seanca u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, ndërsa prokurore e çështjes ishte Julinda Gjika.

Pasi u dëgjuan palët dhe prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke caktuar ndaj të ndaluarit masën “arrest në burg”.