Ballina Kulturë Baleti Kombëtar i Kosovës hap festivalin në Shkup me “Carmina Burana”

Baleti Kombëtar i Kosovës hap festivalin në Shkup me “Carmina Burana”

60
0

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantohet në Shkup në kuadër të Festivalit të Baletit Klasik dhe Modern, ku është i ftuar të hapë edicionin e këtij viti me shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro.

Shfaqja do të jepet më 6 qershor 2026, në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar në Shkup.

Nga Baleti Kombëtar i Kosovës është bërë e ditur se pjesëmarrja në këtë festival vlerësohet si një nder dhe mundësi për të kontribuar në shkëmbimin kulturor dhe artistik në rajon, si dhe për të frymëzuar gjeneratat e reja të baletit.

Sipas njoftimit, programi i festivalit i dedikohet edhe prezantimit të artistëve të rinj dhe ndarjes së përvojës skenike me publikun dhe profesionistët e fushës.