Ballina Bota Masakër në Ekuador, tetë trupa gjenden të braktisur në qese plastike

Masakër në Ekuador, tetë trupa gjenden të braktisur në qese plastike

77
0

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Ekuador, pasi autoritetet zbuluan tetë trupa të pajetë të fshehur brenda qeseve plastike në një zonë bregdetare në jugperëndim të vendit. Sipas hetimeve paraprake, trupat u gjetën pranë qytetit Babahoyo, rreth 60 kilometra larg Guayaquil-it, portit më të madh të vendit dhe një prej epiqendrave të dhunës së lidhur me trafikun e drogës.

Policia po verifikon nëse viktimat janë tetë persona të raportuar të zhdukur ditët e fundit. Dyshohet se shumica e tyre i përkisnin së njëjtës familje.

Ministri i Brendshëm, John Reimberg, deklaroi se pranë vendit ku u gjetën viktimat është zbuluar edhe një mesazh kërcënues, ku përgjegjësinë për krimin e merr grupi kriminal “Los Lobos”. Autoritetet besojnë se ngjarja lidhet me luftën e ashpër për kontroll territori mes kësaj organizate dhe rivalëve të saj, “Los Choneros”.

Të dy grupet konsiderohen ndër organizatat kriminale më të rrezikshme në Ekuador dhe akuzohen për trafik droge, rrëmbime, zhvatje dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Hetuesit kanë ngritur gjithashtu dyshime për lidhje të tyre me kartele ndërkombëtare të narkotikëve, veçanërisht ato meksikane.