Ballina Lifestyle Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein shkëlqejnë në tapetin e kuq mes thashethemeve...

Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein shkëlqejnë në tapetin e kuq mes thashethemeve për romancë

59
0

Jennifer Lopez shkëlqeu në tapetin e kuq me Brett Goldstein nga “Ted Lasso”, pasi ajo reagoi për thashethemet e fundit për një lidhje mes tyre.

Dyshja luajnë në filmin e ri të Netflix “Office Romance”, dhe fansat kanë qenë kuriozë nëse kimia e tyre në ekran ka kaluar edhe në jetën reale.

Gjatë javëve të fundit, superylli i muzikës Jennifer, 56 vjeç, dhe Brett, 45 vjeç, kanë nxitur thashethemet ndërsa promovojnë filmin e tyre të ri, shkruan The Sun.

Duke vazhduar të shfaqin atë kimi mes tyre, të dy u dukën të lumtur dhe të relaksuar teksa pozonin në premierën në New York.

Jennifer u shfaq mahnitëse për këtë event glamuroz dhe kishte veshur një fustan të thellë dekolteje që tërhiqte vëmendjen.

Këngëtarja e “Jenny From The Block” zgjodhi gjithashtu grim me shkëlqim, duke u dukur sikur po rrezatonte.

Aktorja u pa duke buzëqeshur ndërsa qëndronte pranë bashkë-yllit të saj, i cili ishte i veshur me një kostum të zi elegant dhe këmishë të bardhë të pastër.

Aktori e mbajti dorën në belin e Jen-it ndërsa pozonin para kamerave.

Dalja e tyre në tapetin e kuq erdhi disa orë pasi J-Lo më në fund sqaroi çfarë po ndodh REALISHT mes tyre.