Ballina Sport Si ndeshjet e Final Four! E papritur në “Air Albania”, shikoni çfarë...

Si ndeshjet e Final Four! E papritur në “Air Albania”, shikoni çfarë ndodh me Kombëtaren

62
0

Kombëtarja e Shqipërisë po përballet sot me Izraelin. Takimi miqësor në stadiumin “Air Albania” është edhe debutimi për trajnerin Rolando Maran.

Çfarë bie në sy është edhe numri i ulët i tifozëve. Kombëtarja nuk është ndjekur asnjëherë nga kaq pak tifozë, ndërsa ekipin e drejtonte trajneri Silvinjo.

E papritur është që “Tifozat Kuq e Zi” janë shfaqur në stadium pas disa ndeshjesh mungesë. Në minutat e para, nuk e shoqëruan miqësoren me koret e tyre, por qëndruan të ulur si pjesa tjetër e tifozëve. Ndryshe nga një pjesë e ndeshjeve në vitin 2025, biletat nuk janë shitur me short.

Sa i përket numrit të tifozëve, duket si një ndeshje e Final Four në “Air Albania”. Kjo për shkak se as sektorët e katit të parë nuk janë mbushur.