Ballina Rajoni Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci, humbin...

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci, humbin jetën 4 persona

22
0

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë.

“Sipas informacionit që kemi aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën”, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Mediat kroate raportuan se operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar.

Sipas njoftimeve, ekipet e shpëtimit po kërkojnë edhe dy persona të tjerë. Aeroplani raportohet se po udhëtonte nga Gjermania.