Ballina Sport Peshkaqeni parashikon ndeshjen e Brazilit

Peshkaqeni parashikon ndeshjen e Brazilit

71
0

Në Brazil po ëndërrojnë titullin kampion i Botës që mungon prej 24 vitesh.

Në akuariumin e Rio De Zhaneiros po parashikojnë fatin e skuadrës së tyre në Botëror me një peshkaqen.

Sipas Ritinha, siç quhet orakulli më i fundit, përfaqësuesja braziliane do ta nisë fazën e grupeve me fitore ndaj Markout.

Seleçao kërkon titullin e gjashtë Botëror, por nuk japin të njëjtin rezultat agjencitë statistikore.

OPTA e vendos Brazilin të gjashtin sipas përqindjeve. Spanja mbetet si favoritja kryesore për të fituar Botërorin.

Në renditjen e përditësuar të OPTA ka më shumë se 16% mundësi për të ngritur trofeun më 19 korrik në Nju Xhersi.

Përfaqësuesja spanjolle është shpallur kampione e Botës në 2010. Menjëherë pas iberikëve vjen Franca me mbi 13% të mundësive dhe Anglia me rreth 11%.

Në dhjetëshen e parë 8 ekipe janë nga zona Europiane. Kupa e Botës 2026 që nis më 11 qershor.