Ballina Kronika Nga SHBA-ja drejt Shqipërisë/ Goditet trafiku i armëve, 32-vjeçari u kap në...

Nga SHBA-ja drejt Shqipërisë/ Goditet trafiku i armëve, 32-vjeçari u kap në momentin kur po merrte pakon…

84
0

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i koduar “Delivery”. Goditet një tentativë për të trafikuar nga SSBA-ja, pjesë armësh zjarri.

Kapet në flagrancë, duke marrë një pako me pjesë armësh, në një degë postare, një 32-vjeçar. Sekuestrohen 1 tytë arme zjarri, 1 silenciator, 2 krehra dhe pjesë të tyre, si dhe 2 celularë.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, të kryera pas indicieve për një rast të trafikimit të pjesëve të armëve të zjarrit, nëpërmjet shërbimit postar, nga ShBA-ja në Shqipëri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Delivery”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, teksa merrte një pako me pjesë armësh, në një degë postare në rrugën “Asim Vokshi”.

Pjesët e gjetura në pako dyshohet se janë trafikuar nga ShBA-ja. Hetimi vijon për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.