Gazetari Klevin Muka, i është bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë.
Teksa ka mbajtur fjalën e tij, përpara Kryeministrisë, ai ka renditur disa nga çështjet më shqetësuese që përballen shqiptarët, që nga arsimi, shëndetësia, infrastruktura, pensionistët.
Gjithashtu si edhe shumë protestues të tjerë ka kërkuar “dorëheqjen”.
“I gjithë ky organizimi këtu quhet rinia shqiptare. Bravo për të gjithë prindërit që janë këtu. Fëmijët tanë besoj që do të jenë krenarë. Duam drejtësi, duam drejtësi. Sot urojnë “mos shkofsh nëpër spitale sepse sistemi shëndetësor është një tmerr i vërtetë që mos vaftë as hazmi. Ta bëjmë këtë luftë edhe për gjyshërit e gjyshet tona. Për minatorët që sot janë në mëshirë të fatit.







