Ballina Politika RAMA OUT- Rreth 400 mijë firma dhe numri vazhdon të rritet/ Peticioni...

RAMA OUT- Rreth 400 mijë firma dhe numri vazhdon të rritet/ Peticioni kundër Ramës përhapet me shpejtësi

110
0

Mes valës së protestave që po zhvillohen në mbarë vendin dhe pakënaqësisë në rritje ndaj qeverisë, një peticion online me sloganin “Rama Out” po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, duke mbledhur qindra mijëra firma nga qytetarë që kërkojnë ndryshim politik.

Sipas të dhënave të publikuara nga fushata, deri më tani peticioni është firmosur nga 396,476 shqiptarë, duke arritur rreth 40% të objektivit prej 1,000,001 firmash.

“Nëse besoni se vendi ka nevojë për ndryshim, mos qëndroni në heshtje”, thuhet në thirrjen publike të peticionit, i cili u bën apel shqiptarëve të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes firmës online.

Rritja e shpejtë e numrit të firmave vjen në një moment kur protesta të shumta po zhvillohen në vend për çështje të ndryshme ekonomike, sociale dhe politike.

Siç është artikuluar edhe në protestë, peticioni pasqyron pakënaqësinë e akumuluar ndër vite për korrupsionin, largimin masiv të të rinjve, rritjen e kostos së jetesës dhe mungesën e besimit te institucionet.

Teksa numri i firmave vazhdon të rritet çdo ditë, nisma “Rama Out” po shndërrohet në një nga fushatat online më të mëdha të momentit.

Peticionin mund ta gjeni këtu: ramaout.com