Ballina Politika Lea Ypi mbështet protestat për largimin e Ramës: S’kam parë një aktivizëm...

Lea Ypi mbështet protestat për largimin e Ramës: S’kam parë një aktivizëm të tillë qytetar që nga rënia e komunizmit. Ndryshe nga opozita, ata rezistojnë dhe këmbëngulin se shteti është i tyre!

87
0

Shkrimtarja e njohur me famë ndërkombëtare Lea Ypi ka reaguar për protestat masive në Tiranë të cilat vijojnë në ditën e 9-të, me kërkesë të vetme, largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Në një artikull për The Guardian, Ypi shprehet se nuk e ka parë një lëvizje të tillë qytetare që nga ndryshimet politike të 1990.

“Ky është një shembull frymëzues i aktivizmit qytetar, të cilin nuk e kisha parë që nga rënia e komunizmit”, shprehet ajo.

“Është prekëse t’i shohësh teksa këndojnë, vallëzojnë, pastrojnë rrugët pas protestave dhe u japin lule policëve. Ndryshe nga opozita e vjetër, ata nuk po heqin dorë nga shteti, por po këmbëngulin se ai u përket atyre”, vijon ajo.

Lea Ypi: Ky është një shembull frymëzues i aktivizmit qytetar, të cilin nuk e kisha parë që nga rënia e komunizmit, dhe dukshmëria e tij ndërkombëtare pa dyshim është ndihmuar nga vëmendja mediatike ndaj familjes Trump. Por pse pikërisht tani? Opozita u përpoq për vite me radhë, pa sukses, të mobilizonte publikun kundër, siç thuhej, “korrupsionit”. Janë ndezur zjarre në Parlament dhe janë hedhur kokteje molotov ndaj ndërtesave qeveritare. Por, në rastin e Kushnerit, opozita është në një linjë me qeverinë. Ndoshta kjo është ajo që u dha mundësi mijëra të rinjve të dalin në rrugë: bindja se mosbindja e tyre nuk do të përvetësohet nga askush. Është prekëse t’i shohësh teksa këndojnë, vallëzojnë, pastrojnë rrugët pas protestave dhe u japin lule policëve. Ndryshe nga opozita e vjetër, ata nuk po heqin dorë nga shteti, por po këmbëngulin se ai u përket atyre.