Ballina Politika ‘Leja e ndërtimit në Pishë Poro- Zvërnec u firmos më 28 janar...

‘Leja e ndërtimit në Pishë Poro- Zvërnec u firmos më 28 janar 2025! Rama e mohoi, Xhixho nxjerr dokumentin

109
0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho publikon lejen e ndërtimit për resortin turistik në zemër të zonës së mbrojtur Pishë Poro–Zvërnec. Nga dokumenti i publikuar leja mban datën 28 janar 2025, ‘larg syve të publikut dhe pa asnjë transparencë’

Pra një vit më parë dhe ‘rrethimi me tela nuk ishte për “mirëmbajtje” apo “sistemim”, por hapi i parë i një projekti ndërtimi në një nga pasuritë më të çmuara natyrore të vendit’ shkruan Xhixho.

Xhixho nënvizon më tejs e kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës është më legjitime se kurrë

‘Kur kryeministri mohon publikisht ekzistencën e një lejeje që mban firmën e tij, nuk kemi më të bëjmë vetëm me një skandal mjedisor, por edhe me një çështje që kërkon përgjegjësi ligjore dhe politike.

Postimi

Më 28 janar 2025, larg syve të publikut dhe pa asnjë transparencë, Kryeministri firmosi lejen e ndërtimit për një resort turistik në zemër të zonës së mbrojtur Pishë Poro–Zvërnec.

Për muaj me radhë, Edi Rama ka mashtruar publikisht duke pretenduar se nuk ekzistonte as projekt dhe as leje ndërtimi, por vetëm një leje zhvillimi që, sipas tij, shërbente për rrethimin e zonës. Sot dokumentet tregojnë të kundërtën: leja e ndërtimit është firmosur më shumë se një vit më parë dhe rrethimi me tela nuk ishte për “mirëmbajtje” apo “sistemim”, por hapi i parë i një projekti ndërtimi në një nga pasuritë më të çmuara natyrore të vendit.

Kjo është arsyeja pse qytetarët kanë më shumë se një javë që protestojnë në rrugët e sheshet e Shqipërisë dhe botës. Ata nuk po mbrojnë thjesht një copë tokë; po mbrojnë ligjin, transparencën dhe po kundërshtojnë çdo përpjekje për të grabitur pasuritë publike me vendime të marra në fshehtësi.

Kur kryeministri mohon publikisht ekzistencën e një lejeje që mban firmën e tij, nuk kemi më të bëjmë vetëm me një skandal mjedisor, por edhe me një çështje që kërkon përgjegjësi ligjore dhe politike.

Kërkesa  për dorëheqjen e Edi Ramës është më legjitime se kurrë. Çdo dokument i ri që del në dritë konfirmon atë që qytetarët kanë denoncuar prej kohësh: Shqipëria po qeveriset në funksion të interesave private dhe jo të interesit publik.

ImageImage