Ballina Politika “Studentët nuk ju duan“/ Berisha e mbrojti pas plagosjes në protestë, Sazan...

“Studentët nuk ju duan“/ Berisha e mbrojti pas plagosjes në protestë, Sazan Guri: Jep dorëheqjen, tregohu burrë!

58
0

Aktivisti Sazan Guri ishte një prej të plagosurve të protestës së djeshme dhe për dhunën e ushtruar ndaj tij, u mor si rast në mbrojtje edhe nga kryetari i PD Sali Berisha. Por mëngjesin e sotëm, Guri, nisur nga zhvillimet e mbrëmjes së djeshme, ku protesta esksloi në përplasje mes policisë e protestuesve, ka reaguar me kërkesën për dorëheqjen e zotit Berisha nga detyra që mban, për ti hapur rrugën ringritjes së opozitës shqiptare.

“Ka pasur dhe ai një rast të tillë, të tregojë sa nuk është vonë, sa Shqipëria nuk ka vajtur në luftë, se në prag është çuar, qoftë edhe për dokumentim historik që njerëzit e ditur nuk flenë, por mendojnë për këtë vend; që të urtët nuk bëjnë sehir, por japin mendim, aq më tepër kur në fund të fundit, kini pranuar si burrat dy raste dorëheqjeje”, është kërkesa e Sazan Gurit, duke postuar letrën e hapur të akademisë “Rrënjët tona”. “Tregohu burrë për herë të tretë, jepe atë dorëheqje për hatër të studentëve që nuk ju duan të dyve, por edhe për hatrin tonë që boll më na dilni me fjalë të ndryshme, por me axhenda të njëjta. Ne si qytetarë të përgjegjshëm, si njerëz mendojnë për këtë cik vend, nuk I hamë këto qofte të daja, ndaj zoti Berisha, dikur do të ikni, pop se të mos ikni sikundër edhe adashi juaj në pushtet, pa dëme të mëdha për vendin”, shkruan Sazan Guri.

Gjatë përplasjeve të dhunshme mbrëmjen e djeshme, Sazan Guri u lëndua pasi u qëllua me plumb gome nga forcat e policisë. Pas kësaj ngjarjeje, Sali Berisha reagoi ashpër publikisht, duke iu drejtuar prokurorisë që të hetojë policinë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe aktivistëve, duke kërkuar që efektivët të dalin para ligjit.