Ballina Opinion Vajtoni për xhamat e thyera, koshat e djegura, por heshtni për 13...

Vajtoni për xhamat e thyera, koshat e djegura, por heshtni për 13 vite shkatëruese të feudalit

46
0

Nga Gëzim Mekuli 

Ka shqiptarë që “tmerrohen” nga një xham i thyer, një kosh i djegur apo një kioskë e dëmtuar, por përballë problemeve, tragjike e të rënda të Shqiperisë heshtin, sikur Shqipëria të ishte parajsë dhe kriza të kishte filluar vetëm dje me protestat e popullit dhe te studeneve.

Le ta themi qartë: dëmtimi i pronës nuk është për t’u lavdëruar dhe dhuna nuk është zgjidhje; Por pse disa xhama marrin më shumë vëmendje se dëmet që korrupsioni, keqqeverisja, dhuna dhe mungesa e llogaridhënies pushtetare mund t’i shkaktojnë një shoqërie të tërë?

Edi Rama sundon që nga viti 2013. Gjatë këtyre 13 viteve sundimi, Shqipëria është përballur me probleme serioze për korrupsionin, ikjen masive, (pa)mundësitë e të rinjve dhe cilësinë e institucioneve.

Këto janë dëme dhe shkatërime që nuk fotografohen aq lehtë sa një vitrinë e thyer apo një derë e dëmtuar: shqiptari që largohet sepse nuk sheh të ardhme, një familje që lufton për të përballuar jetesën, një qytetar që humb besimin te drejtësia dhe një shoqëri që kërkon përgjigje për mënyrën se si përdoret pushteti, është vështirë të fotograohen.

Dhe këtu vjen pyetja për ata të shkretë që bërtasin se “u dogj Shqipëria”: ku ishit kur duhej të kërkonit llogari për këto probleme? Çfarë bëtë për të ndryshuar gjendjen? Çfarë alternative propozuat, përveçse të përsërisni pamjet ” e xhamav të thyera” që shfaqen në televizionet e kontrolluara nga sundimtaret e Ramës?

Ti që qëndron larg çdo angazhimi qytetar, nuk merr pjesë në protesta, nuk mbështetë asnjë përpjekje për ndryshim dhe nuk ofrojnë asnjë alternativë, por dilni të parët për të shpallur se Shqipëria po shkatërrohet sespe e paske parë një fotografi me xhama të thyer…

Të mirremi vesh; Kritika ndaj protestës është e drejtë dhe e nevojshme. Por kritika pa fakte, pa kontekst dhe pa propozim për zgjidhje shndërrohet në zhurmë që e do regjimi. Është e lehtë të rrish brenda në shtëpi, apo diku nga Norvegjia, Italia, Gjermani apo Anglia fillon të gjykosh studentët e qytetarët heroikë që dalin në rrugët e përgjakura të Tiranës; Më e vështirë është të angazhohesh, të kërkosh transparencë dhe të mos pajtohesh me padrejtësinë e regjimit.

Shkurt e shqip: Ata që dënojnë çdo protestë vetëm sepse disa pjesëmarrës kanë dëmtuar pronën, duhet të dinë të shpjegojnë edhe si duhen zgjidhur arsyet që i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë; pse nuk reagoj dRama per 4 muaj me protestën qytetare a aspak të dhunshme? Kush është sot nxitësi i thyerjeve të xhamave, sundimtari Rama, apo studentët?

Të nderuar lexues,

Shqipëria nuk është sall një fotografi; Tirana sot nuk mund të kuptohet vetëm përmes një fotografie të xhamave të thyer e koshave te djegura; Duhet të shohim studentët që kërkojnë arsim më të mirë, qytetarët që kërkojnë llogaridhënie, protestuesit e lënduar sikur të ishin në fushëbetëjen e Ukrainës dhe institucionet e qelbura që duhet të japin përgjigje. Vetëm atëherë ne mund të kuptojmë kompleksitetin e asaj që po ndodh sot në Shqipëri.

Tjetra dhe më e rëndësishmja: Shqipëria nuk është prona private e (pa)kryeministrit Rama; As ndërtesa e Kryeministrisë nuk është vetë Shqipëria. Shteti janë qytetarët, të drejtat e tyre dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre. Pikë!

Feudali Rama mund ta ulë tensionin që sot duke marrë përgjegjësi politike dhe duke hapur rrugën për një zgjidhje serioze, pra DORËHEQJEN. Kjo nuk do t’i zgjidhte automatikisht të gjitha problemet, por do të mund të hapte një kapitull të ri politik. Apo jo?

Xhamat mund të zëvendësohen. Koshat mund të blihen përsëri. Ja, ne, mërgimtarët do të mbulojmë të gjitha kostet e xhamave te thyerra, koshave të djegura, dyert dhe dritaret e dëmtuara të ca objeketve shtetërore; Por vitet e humbura, besimi i shkatërruar, poshtërimi kolektiv, shkatërrimi i familjes, varfëria arsimore, prodhimi i analfabetëve funksional dhe shpresat e një brezi të tërë nuk ndreqen me blerjen e 7 koshave, kiosqeve e me pak me ca xhama të rinj.

Prandaj, ju kapitulantë e të shkretë, para se të pyesni sa xhama u thyen në protestë, pyesni sa vite shpresë ka humbur Shqipëria gjatë 13 viteve të feudalit Rama; Dhe mos e ngatërroni kritikën dhe protestën (e vonshme) ndaj regjimit me urrejtjen ndaj Shqipërisë; dRama mundet, dhe do të shporret nga pushteti, por Shqipëria do të mbetet; Dhe Shqipëria nuk shpëtohet duke heshtur për problemet e saja serioze, por duke i përballur ato me guxim, përgjegjësi dhe drejtësi.

Konsekuent deri në pikë të fundit: Mos na shisni përralla të Edit, as këtu në diasporë! Mos vajtoni për disa xhama të thyer e kosha të djegur, ndërsa heshtni për 13 vjet shkatërrim, korrupsion, varfëri dhe ikje masive të rinisë; Xhamat i paguajmë ne mërgimtarët, por kush ia kthen Shqipërisë vitet e vjedhura, shpresat e vrara dhe rininë e dëbuar nga regjimi i feudalit Rama?

Mos u bë zëdhënës i feudalit, as ti në Tiranë, e asesi ti në mërgim!