Ballina Politika Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri: Kush...

Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri: Kush është Sofia Moreira de Sousa

70
0

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka njoftuar emërimin e propozuar të 33 ambasadorëve të Bashkimit Evropian dhe 7 zëvendësshefave të delegacioneve të Bashkimit Evropian.

Mes tyre është edhe Sofia Moreira de Sousa, e cila është propozuar për postin e Ambasadore së Bashkimit Evropian në Shqipëri. Aktualisht, ajo shërben si Shefe e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugal dhe më parë ka mbajtur, ndër të tjera, detyrën e Ambasadore së Bashkimit Evropian në Cape Verde.

145 delegacionet e Bashkimit Evropian janë fytyra e BE-së në mbarë botën dhe përbëjnë vijën e parë të mbrojtjes së interesave të saj jashtë kufijve të unionit. Ato informojnë, zbatojnë dhe promovojnë prioritetet e Bashkimit Evropian, si dhe politikën e tij të jashtme dhe të sigurisë.

Emërimet e ambasadorëve të BE-së do të formalizohen pasi të merret miratimi zyrtar nga vendet pritëse përkatëse, aty ku është e nevojshme, si dhe pas përfundimit të procedurave të tjera administrative në kuadër të procesit të rotacionit për vitin 2026.