Ballina Kronika Tragjike në Vlorë! 27-vjeçarja, nëna e dy fëmijëve bie nga kati i...

Tragjike në Vlorë! 27-vjeçarja, nëna e dy fëmijëve bie nga kati i gjashtë i pallatit gjatë mesnatës, jep frymën e fundit në duart e mjekëve

106
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në Vlorë, ku një 27-vjeçare ka humbur ekuilibrin duke rënë nga lartësia e një pallati, çka i ka marrë asaj jetën.

Burimet bëjnë me dije se e reja ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit, e për shkak të plagëve të marra, nuk ka arritur të mbijetojë, duke dhënë frymën e fundit në duart e mjekëve.

Rasti bëhet akoma më tragjik pasi mësohet se e reja me iniciale A.B., ishte nënë e dy fëmijëve, e cila vdiq në duart e bluzave të bardha.

Sakaq, bëhet me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.