Ballina Politika Ambasada amerikane nuk komenton “heqjen e non grata-s për Sali Berishën”: Pyesni...

Ambasada amerikane nuk komenton “heqjen e non grata-s për Sali Berishën”: Pyesni DASH!

116
0

Pas raportimeve në media për heqjen e statusit “non grata” ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk ka preferuar të komentojë ndryshimin e statusit të kreut të PD.

Të pyetur në lidhje me këto pretendime, Ambasada nuk jep asnjë koment dhe e referon çështjen te Departamenti Amerikan i Shtetit.

Deri tani, DASH nuk ka bërë publik asnjë vendim të ri zyrtar që konfirmon ndryshimin e masës së mëparshme të vendosur ndaj Berishës dhe familjes së tij.