Ballina Politika Elisa Spiropali nga Berlini i bashkohet sloganit të protestuesve: Na duhet një...

Elisa Spiropali nga Berlini i bashkohet sloganit të protestuesve: Na duhet një Shqipëri më e fortë dhe më e drejtë

87
0

Teksa protestuesit kanë hyrë në ditën e 12-të të protestës para Kryeministrisë duke kërkuar një Shqipëri të re, një mesazh me tone të ngjashme ka ardhur edhe nga Berlini.

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, publikoi një foto nga Bundestagu pas takimit me Peter Beyer, raportues për Shqipërinë dhe kryetar i grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.

“Po aq e rëndësishme është edhe përgjegjësia jonë për të vazhduar transformimin; për një Shqipëri më të fortë, më të drejtë dhe më europiane”, shkruan Spiropali.

Mesazhi vjen në një moment kur në Tiranë mijëra qytetarë po kërkojnë ndryshim politik, fundin e tranzicionit dhe ndërtimin e një Shqipërie më të drejtë. Edhe pse nuk i referohet drejtpërdrejt protestës, formulimi i përdorur nga Spiropali tingëllon i afërt me kërkesat që prej ditësh artikulohen në shesh.

Deri më tani, ish-numri dy i Partisë Socialiste nuk ka bërë asnjë koment të drejtpërdrejtë për protestat, por nga Berlini ka zgjedhur të flasë për transformim, drejtësi dhe nevojën për një Shqipëri më të fortë. Një mesazh që me siguri nuk do të kalojë pa u vënë re nga shefi i madh që e ka paralajmëruar të mos e shkelë më “vijën e kuqe”