Ballina Sport Boshnjakët “pushtuan” Toronton, 30.000 tifozë udhëtuan drejt Ontarios

Boshnjakët “pushtuan” Toronton, 30.000 tifozë udhëtuan drejt Ontarios

69
0

Ndeshja mes Kanadasë dhe Bosnje dhe Hercegovinës ishte historike për të dy kombëtaret, të cilat kanë arsye të ndryshme për të mos e harruar kurrë.

Për Kanadanë bëhej fjalë për një ndeshje Botërori, të luajtur në shtëpi ndërsa për Bosnje dhe Hercegovinën ishte takimi i parë historik në turneun më të rëndëishëm të këtij sporti.

Sipas disa medieve kanadeze në Ontario ditën e djeshme kanë qenë prezent rreth 30.000 tifozë boshnjakë. Prezenca e tyre në qytetin e Torontos ishte e dukshme pasi gjatë të gjithë ditës kanë qenë protagonist të disa grumbullimeve, të cilat kanë habitur të gjithë.

Në stadium mësohet se kanë mundur që të sigurojnë një biletë gati 1/3 e tifozëve që ishin prezent në qytet duke treguar se pasioni për futbollin shkon përtej gjithçkaje në vendin ballkanas.

Ndeshja e djeshme nuk u mbyll pa incidente pasi Policia e Torontos bëri me dije se kishte ndaluar dy persona brenda “BMO Field”, i cili ka një kapacitet prej 40.040 ulësesh. Tifozët e ndaluar ishin në sektorin e mbështetësve boshnjakë dhe jetonin në Gjermani.