Këtë fundjavë, 13 qershor diaspora në Gjermani ka lajmëruar mbajtjen e një proteste, teksa kryeqyteti shqiptar, Tirana, ‘vlon’ nga masiviteti i qytetarëve, të cilët kërkojnë njëzëri dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës.
Përmes një njoftimi zyrtar, diaspora në Gjermani njofton se tubimi do të zhvillohet në qytetin e Nurembergut, ku pritet të ketë një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.
Nën logon ‘Shkëndija e rotestës përhapet në Diasporë’, shqiptarët ftohen të bëhen bashkë pasditen e kësaj të shtune, ora 18.00, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta masive kundër Ramës ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë, me diasporën jashtë vendit që ështët solidarizuar për t’i dhënë fund pushtetit të kryeministrit.
Këtë të shtunë, protesta u mbajtën edhe në Australi dhe Irlandë, ku diaspora shqiptare kërkon largimin e Edi Ramës, ndërsa pikënisja për këtë ‘boom’ protestash është bërë Zvërneci.







