Ballina Politika Ngjela: Protesta mund të rrëzojë gjithçka – flet për 500 mijë protestues...

Ngjela: Protesta mund të rrëzojë gjithçka – flet për 500 mijë protestues në Tiranë

122
0

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka komentuar protestën e zhvilluar në Tiranë nga të rinjtë studentë dhe intelektualë të rinj, duke e cilësuar atë si një reagim kundër klasës politike në Shqipëri.

Sipas shkrimit të tij, protestuesit kanë shprehur pakënaqësi ndaj Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, të cilat ai i lidh me probleme të korrupsionit dhe mungesës së zhvillimit politik e ekonomik.

Ngjela ka parashikuar se protesta mund të zgjerohet në ditët në vijim, duke arritur pjesëmarrje shumë të madhe dhe duke ushtruar presion për ndryshime politike, përfshirë edhe dorëheqje të mundshme nëse situata përshkallëzohet.

Deklaratat e tij mbeten në kuadër të opinionit dhe analizës politike.

Shkrimi i Ngjelës:

Çfarë tregoi protesta e djeshme e rinise studentore dhe intelektualëve të rinj që mbushën bulevardin e madh të Tiranës dhe qëndruan në demonstrim përpara të dyja partive politike PS dhe PD.

Me talentin dhe intuitën e tyre rinia studentore e Tiranës e ka kuptuar që krerët e të dyja partive politike në Shqipëri, PD dhe PS, janë në lojën e korrupsionit dhe jo në atë të zhvillimit të shoqërisë shqiptare.

Dhe koha nuk pret.

Por pyetja që ngrihet sot është kjo:

Si do të vijojë protesta e rinisë së Shqipërisë në Tiranë

Ekspertët seriozë thonë që sot ajo do të jetë shumë e madhe, dhe do të arrijë e do ta kalojë

numrin prej 200 mijë pjesëmarrësve.

Dhe kjo, po u arrit vijimisht e çdo ditë, dhe Rama nuk do të japë dorëheqjen, koha politike do të ndryshoje nga minusi në plus, në lidhje me zhvillimin ideor, politik dhe ekonomik të Shqipërisë. sepse, pas dy ditësh, në bulevardin e madh të Tiranës mendohet se do të jenë rreth 500 mijë pjesëmarrës.

Dhe pas kësaj, nuk mund te ketë më pushtet pllitik për Edi Ramën.

Ai na tha dje: Unë jam zgjedhur nga 800 mijë Shqiptarë, duke gabuar me mendje-lehtësi, sepse tani pyetja është kjo: po sikur në bukevardin e Tiranës dhe Sheshin Skënderbe, e në sheshet e qyteteve të mëdhenj të Shqipërisë, të dalin 900 mijë qytetare? Atëherë sigurisht që Rama nuk mund të jetë me kryeministër, sepse vetë e tha botërisht indirekt këtë gjë.

Të shohim ditën e sotme.

Analistët që e kanë investiguar këtë çështje me ekspertë, mendojnë që në Bulrvartin e Madh dhe në Sheshin Skënderbe, sot pasdite, do ketë një numur rekord protestuesish që do të kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

Prisni dhe shikoni..