Ballina Sport Brazili pa shkëlqim, Ancelotti ngec në Botëror, Maroku i “rrëmben” pikë

Brazili pa shkëlqim, Ancelotti ngec në Botëror, Maroku i “rrëmben” pikë

78
0

Brazili i Karlo Ançelotit nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 ndaj Marokut në duelin e parë të vlefshëm për Grupin C. Edhe pse pritshmëritë ishin të larta kombëtarja “Seleçao”, nuk arriti t’i imponohej afrikanëve, të cilët kaluan të parët në avantazh me Saibarin, në minutën e 21-të, ndërkohë që Vinicius Zhunior vendosi baraspeshën me një aksion tërësisht individual në minutën e 32-të.

Ndryshe nga pjesa e parë që rezultoi emocionuese, fragmenti i dytë nuk prodhoi shumë raste të rrezikshme, me skuadrat që duket se u pajtuan me barazimin.

Me këtë rezultat, Brazili e zgjati serinë e tij pa humbje në ndeshjet e para të Kupës së Botës në 21 takime (17 fitore dhe 4 barazime).