Ballina Aktualitet 15 ditë protestë/ Neo Malësorja largohet nga PS e Ramës: Prej sot...

15 ditë protestë/ Neo Malësorja largohet nga PS e Ramës: Prej sot jam deputete e pavarur!

96
0

Pas 15 ditësh protestë të pandërprerë qytetare, deputetja Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neo Malësorja”, ka njoftuar largimin e saj nga Partia Socialiste.

Përmes një reagimi publik, ajo deklaroi se nga sot do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur, duke theksuar se idealet dhe vlerat e saj mbeten të pandryshuara.

Reagimi i plotë:
Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë.

Deputetja e Qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku e njohur si ‘Neomalsorja’ braktisi sot grupin parlamentar socialist.

Lajmi u prit me ovacione nga protesta para Kryeministrisë. Protestuesit ftuan deputeten t’i bashkohet sheshit të protestës.

“Duhet të rrimë në shesh, ata do të bien si gurë dominoje. Ne vlerësojmë vendimin e marrë nga deputetja por themi që kjoë shtë vetëm gjysma e punës, gjysma tjetër është të vijë neë shesh e të këndojë me ne “Rama jepe dorëheqjen! Do të jemi këtu derisa Rama të ngelet vetëm, kur të jetë në qeli”, u shpreh një prej organizatorëve të protestës.