Ballina Aktualitet 15 ditë revoltë! Marjana Koçeku u largua nga grupi i PS, artisti...

15 ditë revoltë! Marjana Koçeku u largua nga grupi i PS, artisti Paci: Uroj që shumë të tjerë të marrin të njëjtin vendim!

110
0

Artisti shkodran Adrian Paci, ka reaguar në lidhje me vendimin e deputetes Marjana Koçeku, për të qenë deputete e pavarur dhe për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS.

Në një postim në rrjetet sociale, Paci ka vlerësuar vendimin e marrë nga Koçeku, ndërsa ka shtuar se shpreson që një gjë e tillë të ndiqet dhe nga kolegë të tjerë të saj.

“Dorëheqja e Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i PS asht një sinjal i fortë se pushteti nuk mundet me qenë qëllim në vetvete e se reflektimi, vetëpërmbajtja e tërheqja nuk duhen konsiderue si dobësi, por si bashkëudhetarë të detyrueshëm sidomos për ato të cilët vullneti i qytetarëve i ka mveshë me pushtet. Asht e qartë se sot kërkohet një pakt i ri mes shoqnisë dhe elitës politike e kjo nevojë e fton klasën drejtuese me ba një hap mbrapa. Rregulla të reja loje duhen hartue e këto rregulla duhet ta sanksionojnë qarkullimin e elitave si mekanizmin e domosdoshëm që gërsheton stabilitetin me nevojën e vazhdueshme për ndryshim. Të lumtë Marjana për vendimin tand kurajoz e uroj që shumë të tjerë ta ndjekin për me i hape rrugë një pakti të ri për një Shqipni ndryshe”, shkruan ai.