Ballina Sport Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

66
0
Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026. (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Federata Tuniziane e Futbollit ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Sabri Lamouchi, vetëm një ditë pas humbjes së thellë 5-1 ndaj Suedisë në ndeshjen e Botërorit.

Vendimi u mor pas një mbledhje-je urgjente të federatës, ndërsa konfirmimi zyrtar erdhi këtë të hënë.

Lamouchi kishte deklaruar pas ndeshjes se skuadra e tij u ndëshkua nga gabimet individuale dhe se ende kishte besim për një rikthim në garë, por drejtuesit e federatës duket se kanë humbur durimin pas fillimit katastrofik të turneut.

Sipas mediave, emrat e përfolur për ta zëvendësuar janë Mondher Kebaier dhe Wahbi Khazri, ndërsa Tunizia përgatitet për ndeshjen e radhës në grup kundër Japonisë.