Ballina Politika “Për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve…”/ Edi Rama, reagon...

“Për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve…”/ Edi Rama, reagon sërish në lidhje me projektin në Zvërnec: KE…

90
0

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ që lidhet me Sazanin dhe Zvërnecin.

Në një reagim publik, Rama thekson se të gjitha procedurat janë të dokumentuara dhe i janë bërë të njohura institucioneve evropiane, ndërsa i referohet edhe deklarimeve të Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, e cila ka folur për respektimin e standardeve dhe procesin në zhvillim.

“Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve”, shkruan Rama në Facebook bashkangjitur deklaratën e Kos.

Kjo e fundit deklaroi të hënën se qeveria shqiptare ka garantuar Komisionin Evropian se projekti turistik prej më shumë se 1.4 miliardë eurosh, i lidhur me Jared Kushner, do të respektojë standardet mjedisore evropiane.

“Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mjedisit do të respektohen”, tha Kos gjatë një konference për shtyp.