Ballina Aktualitet Pretendimet për aktet dhe ndarjen e xhamit, Dado: Kërkojmë rrëzim të kërkesës...

Pretendimet për aktet dhe ndarjen e xhamit, Dado: Kërkojmë rrëzim të kërkesës së Veliajt, provat janë të zbardhura

88
0

Në seancën e sotme ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorëve të tij, një nga prokurorët e çështjes, Ols Dado, ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e Veliajt për qëndrim jashtë kafazit të xhamit.

Sa i përket pretendimit të Veliajt për provat digjitale, Dado ka thënë në seancë se të gjitha janë të zbardhura në procesverbalet e këqyrjes.

Prokurori Dado ka thënë se sa u përket kallëzimeve të bëra nga Nesti Angoni dhe Nasta Pëllumbi, të dy janë përfshirë në aktet e dosjes dhe mënyra e administrimit të tyre është pasqyruar në akte.

“Kërkojmë rrëzim të kërkesës së Veliajt për qëndrim jashtë kafazit të xhamit. Për provat digjitale, të gjitha janë të zbardhura në procesverbalet e këqyrjes. Për kallëzimet anonime të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit, të dy janë të përfshirë në aktet e dosjes. Janë persona të paidentifikuar. Edhe mënyra e administrimit të tyre është pasqyruar në akte. Ne jemi në themel për të debatuar çdo provë”, tha Dado.