Është ndarë nga jeta Ismail Ahmeti, një nga figurat e njohura të energjetikës shqiptare dhe një prej emrave të lidhur me ndërtimin e veprave të mëdha hidroenergjetike në vend.
Ahmeti ka shërbyer si drejtor i ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Drin, ish-ministër i Ndërtimit, si dhe president i firmës TRISS. Për kontributin e tij në zhvillimin e energjetikës dhe infrastrukturës shqiptare, ai mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej personaliteteve që kanë lënë gjurmë në historinë e inxhinierisë dhe ndërtimit në Shqipëri.







