Ballina Politika Procedimet ndaj protestuesve, reagon Bardhi: Policia po i përdor këto masa për...

Procedimet ndaj protestuesve, reagon Bardhi: Policia po i përdor këto masa për të frikësuar qytetarët!

106
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me procedimet e protestuesve nga Policia e Shtetit gjatë protestave të zhvilluara ditët e fundit.

Sipas tij, veprimet e vazhdueshme ndaj protestuesve përbëjnë një përdorim të gabuar të organeve ligjzbatuese dhe synojnë të krijojnë frikë te qytetarët, duke kufizuar të drejtën për tubim paqësor.

Bardhi vlerëson se protesta e zhvilluar prej 19 ditësh ka qenë paqësore dhe në përputhje me ligjin, duke shtuar se edhe në rastet kur ka pasur ndërhyrje të policisë, nuk janë shënuar tejkalime nga ana e qytetarëve.

Ai e cilëson këtë qasje si të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet demokratike. Në vijim, Bardhi i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës që të ndërhyjë për të ndalur veprimet që i konsideron arbitrare dhe politike ndaj protestuesve. Sipas tij, mosreagimi i institucionit e vendos atë përballë përgjegjësisë në këtë situatë.