Ballina Kosovë KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

56
0

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, para shpalljes së rezultateve përfundimtare duhet të përfundojnë afatet ligjore për paraqitjen dhe shqyrtimin e ankesave që lidhen me procesin e numërimit dhe rinumërimit.

Sa i përket krijimit të institucioneve të reja, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pasur thirrje për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Megjithatë, ideja për bashkëpunim me Vetëvendosjen është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e drejtuesve dhe strukturave të LDK-së, duke e mbajtur të paqartë skenën politike pas certifikimit të rezultateve.