Ballina Sport Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

88
0

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë nuk arritën të gjenin rrugën e golit.

32 goditje në këtë ndeshje, 30 goditje kundër Australisë në takimin e parë, por asnjë shënim nga kombëtarja e Vincenco Montellas.

Paraguaji realizoi herët në ndeshje, në minutën e dytë nëpërmjet Matias Galarza.

Jug-amerikanët gjithë pjesën e dytë e zhvilluan me një lojtar më pak.

Kjo pasi Miguel Almiron u ndëshkua me karton të kuq të shtesën e pjesës së parë, duke u bërë lojtari i parë që përjashtohet nga ndeshje për mbulim të gojës, që ishte një nga rregullat e reja të FIFA-s në këtë garë.

Paraguaji me këtë fitore gjendet në vendin e tretë të Grupit D, duke mbetur ende në lojë për kualifikim.

Aq pikë ka edhe Australia në vendin e dytë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë lidere të grupit me gjashtë pikë, duke siguruar kualifikimin në rrethin e 32 më të mirave të Botërorit 2026.