Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që po zhvillohen kundër investimit në Zvërnec, teksa tha se kritikat ndaj qeverisjes janë të nevojshme, por jo kur ato sipas tij kthehen në identitet. Për kryeministrin Rama, në Shqipëri politika bëhet jo për të zgjidhur problemin, por duke u siguruar që problemi të vazhdojë.
“Ne mund të bëjmë vetëm atë që bëhet për të kuptuar politikën sot. Ka shumë nga kjo e sotmja, që filozovë e historian e kanë përshkruar kohë më parë se të vinim ne, Facebook e Tik Tok. Ata mund të na ndihmojnë të kuptojmë atë që po ndodh. Njëri prej atyre që nuk jetoi në epokën e internetit, na ndihmon ta kuptojmë shumë më shpejtë mekanizmin që ushqen me kaq sukses historinë e algoritmeve. Kur kritika bëhet identitet dhe kur njeriu nuk lufton më që problemi të zgjidhet, por që të mos mbarojë kurrë. Sepse kur problemi zgjidhjet, duhet të gjendet një problem tjetër. Natyrisht politika s’është kuzhinë, por mekanizmat njerëzore nuk ndryshojnë aq shumë dhe as ata politikë jo e jo. Objekti ndryshon, mekanizmi mbetet. Sot është një projekt, nesër një ligj, pastaj një aleacë, pastaj një roje apo polic i dehur. Nuk ka rëndësi objekti, rëndësi ka që motori të mos pushojë. Sepse kur pushon, nuk ka më lëndë djegëse”, tha Rama.







