Ballina Aktualitet Sulmi ndaj influencueseve ndez reagime: Ke sulmuar gratë gjithë jetën. Ç’është ky...

Sulmi ndaj influencueseve ndez reagime: Ke sulmuar gratë gjithë jetën. Ç’është ky mllef me gjininë femërore

133
0

Influencerat dhe blogerët kanë qenë në qendër të shigjetimeve të kryeministrit Edi Rama që kur nisi protesta. Këtë të diel ka vendosur që t’i nxjerrë me video disa prej tyre duke tentuar t’i tallë.

“PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajkefollouve të gunës????. Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës?????” – shkruan Rama në rrjetet sociale.

Por nga vëzhgimi në komente, ky postim i është kthyer në bumerang Ramës pasi shumica e komentuesve e kanë masakruar për fyrjen ndaj grave dhe vjazave.

“Ke shkelur ligjin per privatesine e te dhenave personale e sensitive. Ne Gjermani do haje burg e gjobe nese do i publikoje keto. Ti ske lidhje fare me ligjet o shok”

“Po c esht gjith ky mllef me energjine femerore Ram. Mbete ter jeten duke i telendisur grate . Ke te drejte ti te besh kullen 30 kate dhe keto kan te drejte te flasin te mendojne te vishen e te zhvishen si ty” – shkruan një tjetër.

“Je tmerr,aq tmerr sa refuzon te pranosh qe korrupsioni dhe krimi organizuar ka marre forma metastatike…perfundon duke bere akrobaci dhe kllounllëqe qe i perkasin cirkut,dukshem mban vendin e pare sta merr dot njeri.”

“Influencerët t’i shohësh si problem kombëtar, ndërsa korrupsionin, aferat, protestat e qytetarëve dhe zyrtarët që përfundojnë para drejtësisë t’i injorosh, do të thotë të kesh humbur sensin e prioriteteve. Shqipëria nuk po proteston për influencerët, por për problemet reale që prekin jetën e përditshme.”

“ Me zeqinen tende nuk krahasohet njeri ….”

“Po c esht gjith ky mllef me energjine femerore Ram. Mbete ter jeten duke i telendisur grate . Ke te drejte ti te besh kullen 30 kate dhe keto kan te drejte te flasin te mendojne te vishen e te zhvishen si ty . Vishet kryeministri me pature t zeza o m qafsh. Ja ty t kemi pa e prap t kemi votu qe na u thafte.Po hajrin sta pam . Na e be hallall po vete na e ke zgju mllefin.”

“ O plak realisht pse je katandis si mos me keq? Kam pas besim tek ty tkam votu, po realisht me vjen turp kur te shoh ne kte gjendje!”– shkruajnë të tjerë komentues.