Në KQZ këtë të hënë janë dorëzuar 32.128 firma qytetarësh të cilët kanë treguar mbështetje e tyre ndaj një projektligji që synon trajtimin shëndetësor të fëmijëve jashtë vendit.
Kjo nismë parashikon që shteti të marrë përsipër kostot e kurimit për sëmundjet e rënda që nuk mund të trajtohen në Shqipëri.
Firmat u depozituan nga nismëtarët, ndërsa tani mbetet pritet që projektligji t’i nënshtrohet procedurave parlamentare.







