Ballina Kronika U kap me automjet të vjedhur, arrestohet përgjegjësi i OSHEE në Mirditë

U kap me automjet të vjedhur, arrestohet përgjegjësi i OSHEE në Mirditë

98
0

Një punonjës i OSHEE-së është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Në pranga është vënë Ervin Kodra, përgjegjës i OSHEE-së për Mirditën.

Sipas burimeve ai u kap nga efektivët e policisë teksa ishte duke nxjerë nga bregu i lumit një mjet që ishte denoncuar i vjedhur në Korçë. Ndërsa targat e mbivendosura në të ishin të vjedhura në Elbasan.

Ervin Kodra ka pohuar se mjeti i kishte ngecur aty, por pa dhënë deklarime për mënyrën apo sesi makina e vjedhur, njëherazi edhe targat e mbivendosura në të vjedhura po të vjedhura kishte rënë në duart e Kodrës.

Pretendimet e tij se makina i kishte ngecur në lumë janë hedhur poshtë nga grupin hetimor.

Vijojnë hetimet për zbarddhjen e rrethanave dhe nëse ky mjet është përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.