Ballina Rajoni “Nëse nuk do të ketë asnjë ndryshim…”/ Kryeministri Mickoski paralajmëron: Të ulen...

“Nëse nuk do të ketë asnjë ndryshim…”/ Kryeministri Mickoski paralajmëron: Të ulen çmimet e ushqimeve, pa asnjë justifikim!

78
0

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur ulje të çmimeve të derivateve të naftës.

Sipas vendimit të ri, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 3,5 denarë dhe do të shitet për 84 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 ulet për 4 denarë dhe do të kushtojë 86 denarë për litër.

Çmimi i Dizelit ulet për 7 denarë për litër, duke arritur në 80,5 respektivisht, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të shitet me çmim maksimal 79,5 denarë për litër.

Në këtë mënyrë, kryeministri Hristijan Mickoski, pret që kjo të reflektojë edhe në çmimet e ushqimeve. Ai ka takuar përfaqësues të marketeve dhe distributorëve, për të cilët tha se e ka të qartë mesazhin që përcjell.

“Po përfundon kriza. Qytetarët ishte tolerantë. Tani ata e kanë radhën t’ua kthejnë qytetarëve dhe menjëherë të veprojnë drejt uljes së çmimit të produkteve, veçanërisht produkteve ushqimore bazë. Këtë e pres nga ta. Gjithashtu ne si qeveri kemi mekanizma, nëse kjo ndodh, ndryshe ta zbatojmë këtë. Justifikime e arsyetime nuk pranoj, të tipit nuk na i ngritën, nuk na i ulën çmimet”, tha Hristijan Mickoski.

Do të bëhen krahasime se si janë çmimet e ushqimeve bazë tek ne dhe në rajon, dhe sipas kryeministrit, nëse në ditët në vijim nuk ka ndonjë ndryshim tek çmimet, qeveria do të reagojë.

“Dhe disa markete, nëse është e nevojshme, edhe me emra e mbiemra publikisht që nesër do t’i publikojmë, e pastaj ua lëmë atyre…”, deklaroi Mickoski