Ballina Politika “Shqiptarët kërkojnë të ardhme europiane”, Partia Demokratike Evropiane thirrje direkte Edi Ramës:...

“Shqiptarët kërkojnë të ardhme europiane”, Partia Demokratike Evropiane thirrje direkte Edi Ramës: Zgjidh transparencën dhe ligjet!

77
0

Partia Demokratike Evropiane ka reaguar në lidhje me protestat masive në Shqipëri, të cilat prej më shumë se tri javësh kërkojnë largimin e panegociueshëm të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Në një reagim zyrtar ata shprehen se protesta e djeshme dërgoi një mesazh të qartë, se shqiptarët kërkojnë një të ardhme europiane.

Ata shtojnë në një thirrje direkte drejtuar Ramës, se ky i fundit duhet të zgjedhë transparencën, ligjet dhe jo marrëveshjet që favorizojnë të fuqishmit.

“Shqipëria nuk është në shitje”, përfundojnë ata reagimin e tyre.