Ballina Politika “Zgjohet” Begaj, Presidenti reagon për herë të parë ndaj protestave në Tiranë

“Zgjohet” Begaj, Presidenti reagon për herë të parë ndaj protestave në Tiranë

84
0

Gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, Begaj iu referua situatës aktuale në kryeqytet, ku prej javësh qytetarë të shumtë po protestojnë duke shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Presidenti theksoi se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një e drejtë kushtetuese, e cila duhet të ushtrohet në përputhje me ligjin dhe normat demokratike.

“Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues dhe neutralitetit kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, deklaroi Begaj.

Kreu i shtetit vlerësoi se konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit kërkojnë angazhim të përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës, shtetit të së drejtës dhe interesit publik.

Në deklaratën e tij, Begaj nënvizoi se do të vijojë të mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit institucional.