Ballina Kronika Aksion antidrogë në Kurbin, policia kap ‘mat’ në paracelën me kanabis dy...

Aksion antidrogë në Kurbin, policia kap ‘mat’ në paracelën me kanabis dy të rinjtë

55
0

Dy të rinj janë arrestuar në Kurbin pas një aksioni antidrogë. Në pranga kanë rënë Alfons Halili dhe Seldi Tafa.

Njoftimi in plotë:

Në kuadër të kontrolleve intensive që po zhvillohen në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin e koduar “Vigjilenca 3”.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Skuraj, u konstatuan bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë, në vendin ku ishin kultivuar këto bimë, dhe arrestuan shtetasit A. H., 25 vjeç, dhe S. T., 19 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Kontrollet antikanabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.