Mijëra gjykime pritet të pezullohen në rast se qytetarët do të japin pëlqimin para gjyqtarit për ta zgjidhur çështjen me ndërmjetësim.
Ky udhëzim i KLGJ orienton gjykatat të fusin në lojë 140 ndërmjetësues në çdo fazë të gjykimit. Kjo do të thotë se nëse jeni ende në pritje apo në gjykim si palë që kërkoni dëmshpërblim, kompensim, dëshmi trashëgimie, bashkëpronësi, keni konflikte pune deri tek konfliktet tregtare mes ortakësh, mos u çudisni që t’ju vijë një ftesë e tillë nga gjykata për të ndërmjetësuar.
Nga udhëzimi i KLGJ, i cili do të nisë të zbatohet në Gjykatën e Kryeqytetit e më tej në të gjithë vendin, parashikohet të zgjidhen me ndërmjetësim afro 35 mijë çështje. Memorandumi i parë mes Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve dhe Gjykatës së Tiranës u nënshkrua nga zëvendëskryetari i kësaj gjykate, Gerd Hoxha.
Megjithëse ka një grup pune në KLGJ, ende nuk është gjetur zgjidhja efektive dhe ligjore se si do të evadohet stoku, ndërkohë që zgjidhja e parë aplikohet këtu në Gjykatën e Tiranës.
Gerd Hoxha, zëvendëskryetar i gjykatës thotë se do të informojmë të gjithë për këtë situatë.
Informimi i parë për ndërmjetësim kryhet në seancën e parë nga gjyqtari i çështjes dhe nëse palët bien dakord, gjykimi pezullohet për 30 ditë, deri sa të zgjidhet përmes ndërmjetësimit dhe jashtë sallës së gjykatës. Nëse paditësi dhe i padituri nuk arrijnë marrëveshje brenda afateve të vendosura nga gjykata, gjykimi rinis aty ku është ndërprerë çështja.
Më tej Gerd Hoxha shton “Se ka dru të shtrembër dhe mund të prishë punën”.
Në çdo rast kur çështja do të zgjidhet me ndërmjetësim, ky akt i kalon gjyqtarit, i cili miraton zgjidhjen e çështjes.







