Ballina Bota Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 godet Filipinet

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 godet Filipinet

87
0

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur të premten ishullin jugor të Mindanaos në Filipine.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), lëkundja sizmike u regjistrua pranë zonës së Saranganit, në provincën Davao Occidental, në një thellësi prej 52.4 kilometrash, rreth orës 19:34 sipas kohës lokale.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e tërmetit.

Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që godet rajonin brenda pak javësh. Më 8 qershor, një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi brigjet e provincës Sarangani, duke shkaktuar dëme të mëdha në zonat e banuara dhe infrastrukturë.

Sipas raportimeve, atëherë humbën jetën të paktën 78 persona, ndërsa rreth 1.5 milion banorë u prekën nga pasojat.