Ballina Sport “Poker” francez, Dembele shkëlqen me “hat trick”! Norvegjia nuk ndez pa Haland

“Poker” francez, Dembele shkëlqen me “hat trick”! Norvegjia nuk ndez pa Haland

60
0

Franca siguroi vendin e parë në Grupin I të Kupës së Botës falë një fitoreje bindëse 4-1 ndaj Norvegjisë, e cila pësoi vetëm humbjen e dytë në 19 ndeshjet e fundit ndërkombëtare.

Para ndeshjes u ngritën shumë pikëpyetje për vendimin e Norvegjisë për të bërë rotacion pothuajse të plotë në formacionin titullar, me plot 10 ndryshime.

Ky vendim pothuajse u ndëshkua pas vetëm 22 sekondash. Kilian Mbape depërtoi nga krahu i djathtë dhe goditi fort, por topi u përplas në pjesën e poshtme të traversës, duke ia mohuar atij një gol që do të kishte qenë goli i tretë më i shpejtë në historinë e Kupës së Botës.

Osman Dembele ishte njeriu i ndeshjes, teksa realizoi tripletë ne pjesën e parë, ndërkohë që për norvegjezët, rrugën e rrjetës e gjeti Asgard, duke bërë që fragmenti i parë të mbyllej me rezulatin 1 me 3.

Në minutën e 50-të, Larsen gaboi një 11-metërsh që u prit nga Menja, teksa për të “vulosur” sfidën mendoi Doue në minutën 90+4. Për sa i përket Erling Haland ai nuk u preferua për asnjë minutë në këtë duel.