Ballina Sport ​Zidane: Bravo Italisë, nuk kemi arsye të ankohemi

​Zidane: Bravo Italisë, nuk kemi arsye të ankohemi

48
0

Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka pranuar superioritetin e Italisë pas humbjes së skuadrës së tij në San Siro, duke theksuar se gabimet në fazën defensive ishin vendimtare për rezultatin.

Franca nuk arriti të marrë rezultatin e dëshiruar, ndërsa Zidane në konferencën për media vlerësoi paraqitjen e Italisë, veçanërisht organizimin e saj në mbrojtje.

“Italia luajti lojën e saj të zakonshme mbrojtëse, të cilën e bën shumë mirë. I pashë të luanin më mirë me topin në ndeshjen e parë, por sot fituan dhe nuk ka asgjë për të thënë. Bravo, dhe duhet të përqendrohemi në ndeshjen tjetër”, deklaroi Zidane.

Ai pranoi se Franca e nisi mirë takimin dhe krijoi raste, por në vazhdim pati probleme në organizimin defensiv.