Barazim i artë 0-0 ndaj Arabisë Saudite, Cape Verde shkruan historinë dhe mrekullinë sportive duke u kualifikuar në fazën me eliminim direkt dhe duke “falenderuar” Spanjën kryesuese.
Ishulli afrikan në një debutim mbreslënës në grupet e Kupës së Botës mori 3 barazime dhe e mbylli e dyta.
Spanja fitoi 1-0 me golin e Baenas dhe Uruguaji është jashtë Botërorit!
Amerikanolatinët paguan faturën e kokëfortësisë së trajnerit Bielsa, gafave të veteranit Muslera, sulmit skandaloz me Nunez “fantazmë” dhe mungesën e lidershipit ku as Valverde nuk udhëhoqi dot kombëtaren.
Ugarte doli në lot pas një dëmtimi serioz, shkruan telesport.
Jashtë edhe Arabia Saudite që luftoi deri në fund!







